×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ashensori që ia mori jetën 17-vjeçarit në Sarandë, flet saldatori: Pajisja s’është kontrolluar prej 4 vitesh

    Insajderi
    27 August 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lulzim Allkushi, personi që ka montuar ashensorin në “Club Orange” në Sarandë që i mori jetën ndihmës kamarierit 17 vjeçar, ka deklaruar pajisjen e ka montuar 4 vite më parë dhe që prej asaj kohe nuk i kanë kërkuar që ta kontrollojë.

    “Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.

    43 vjeçari ishte me profesion saldator dhe nuk ishte i licensuar për t’u marrë me aktivitetin e montimit të ashensorëve.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 të ditës së djeshme. Kamarieri 17-vjeçar, Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per te bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark