Është duke u zhvilluar takimi mes Dinamo Zagreb dhe Valur, i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, raporton Insporti.
Dinamo e Zagrebit është duke fituar 3-0, fal dy golave të mesfushorit shqiptar, Arijan Ademi.
Në golin e dytë të Ademit, asistues ishte pikërisht anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili nisi një kundërsulm të shpejtë, duke përshkruar 40 metra para se të pasonte për Ademin.