×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Askush nuk po i hedh benzinë zjarrit”, Muja i reagon BE-së pas mbylljes së strukturave paralele të Serbisë

    Insajderi
    05 February 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar ndaj BE-së pasi kjo e fundit e ka konsideruar masë të njanshme mbylljen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

    Muja në një postim në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njënashme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë?

    Sipas tij këto cilësime shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut.

    “Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm”, është shprehur Muja.

    Më tutje ai ka thënë se askush nuk po i hedh benzinë zjarrit, por deklaratat e partnerëve tanë sipas tij mund të përdoren fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale.

    “Askush nuk po i hedh bezinë zjarrit. Por disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë”, është shprehur tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark