Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi realizoi golin e dytë të Mallorcës në duelin që po zhvillohet në La Liga kundër Deportivo Alavesit.
Në minutën e katërt të lojës shtesë ishte momenti i Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.
Me këtë gol, sulmuesi nga Prizreni ka vendosur një rekord të ri te Mallorca për vitin 2022.
Muriqi ka realizuar katër gola dhe një asistim në vetëm 12 paraqitje me fanellën e Mallorcës në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër i skuadrës.
Asnjë nga lojtarët e Mallorcas nuk i ka arritur këto shifra deri më tani në kampionat, duke kontribuuar në pesë gola.
Muriqi këto shifra i ka arritur vetëm në 12 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe.