×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Asllani gol në testin e Interit, kuptohet me sy mbyllur me Lukakun

    Insajderi
    09 July 2022 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    U mbyll me rezultatin e thellë 10-0 pjesa e parë e testit që Interi po zhvillon kundër Milaneses në “Appiano Gentile”. Iznaghi ka preferuar të aktivizojë edhe prurjet e reja e reja, ku spikatin Lukaku dhe Asllani. Të dy gjetën rrugën e rrjetës, por mbi të gjitha mirëkuptimin me sy mbyllur në fushë, siç kuptohet edhe nga kjo video e shkurtër e shkëputur nga ky test miqësor, ku dallohet mesfushori kuqezi i cili i jep një pasim me thembër sulmuesit belg.

    “Big Rom” shënoi të dytin, pasi kishte realizuar Joaquin Correa, Lautaro sigloi dygolësh, si dhe gjetën rrjetën Asllani dhe Alessandro Fontanarosa. Në pjesën e dytë katër golat e tjerë janë shënuar nga Sangalli, Andrea Pinamonti, Valentin Lazaro dhe Curatolo”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark