Kosovare Asllani ka shënuar dy gola në ndeshjen e xhiros së pestë për futbolliste në Serie A të Italisë.
Asllani me Milanin të dielën pasdite fituan në shtëpi ndaj Pomiglianos, me rezultatin e thellë, 4:0.
Sulmuesja shqiptare që përfaqëson Suedinë, Asllani, që në minutën e dytë e hapi serinë e golave, ndërsa realizoi edhe për 3:1 në minutën e 79-të të ndeshjes.
Ajo e kompletoi ndeshjen.
Te mysafiret nga minuta e 86-të u inkuadrua futbollistja e Shqipërisë, Greis Domi.
Milani ka shtatë pikë në pesë ndeshje, kurse Pomigliano mbetet me një pikë. /koha/