×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Asnjë gotë alkooli nuk është e sigurt për konsum gjatë shtatzënisë

    Insajderi
    21 December 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asnjë sasi e alkoolit nuk është e sigurt për gratë shtatzëna, sipas një hulumtimi të realizuar së fundmi.

    Pirja mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të foshnjes në çdo sasi ose në çdo fazë gjatë shtatëzanisë, zbuluan shkencëtarët.

    Në një studim mbi adoleshentët, skanime zbuluan një model të dëmtimit të trurit në ata që kishin sindromin e alkoolit të fetusit, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj alkoolit gjatë kohës sa ishin në mitër.

    Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti Xi’an Jiaotong në Kinë analizuan trurin e 40 adoleshentëve. Më shumë se gjysma e tyre (21) kishin nëna që kishin konsumuar alkool gjatë shtatzënisë dhe 19 që nuk kishin bërë një gjë të tillë.

    Ata gjetën se callosum corpus – një pjesë e trurit që lidh gjysmën e majtë dhe të djathtë – ishte jo e shëndetshme në fëmijët e ekspozuar ndaj alkoolit.

    Kjo pjesë e trurit është një pako e fibrave nervore që krijon një urë në pjesën qendrore të trurit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark