×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Asnjë njohje, s’ka ministri e as diplomaci”, Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti

    Insajderi
    16 December 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK’së dhe ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen në politikën e jashtme.

    Hoxhaj tha se tash e gati tri vjet pushteti i Albin Kurtit nuk ka sjellur asnjë njohje të re.

    Ai ka publikuar një dokument komunikimi të vitit 2016 midis Ministrisë së Jashtme të Singaporit dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës të asaj kohe, duke e cilësuar si komunikim të suksesshëm të politikës së jashtme.

    Këtë muaj ishte përvjetori i njohjes së Singaporit, ku kjo njohje është marr falë një politike të jashtme të suksesshme të Kosovës, pas disa vizitave në Singapor dhe duke ndjekur hap pas hapi, sikurse tregon ky dokument i komunikimit diplomatik të vitit 2016 në mes të MPJ-së së Singaporit dhe Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Tutje, ai tha se diplomacia e Kosovës është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark