×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Asociacioni do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”

    Insajderi
    20 January 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të vendit.

    Ndërsa liberalizimin e vizave për kosovarët, Molliqaj e konsideron si “shkëmbim të autonomisë së serbeve në Kosovë”, pasi me formimin e Asociacionit eventualisht mund të rezultojë me anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. 

    “Tashmë është e qartë që po hyjmë në faza të implementimit dhe jemi të sigurt që Kosova po shkon drejt një konfliktit të përhershëm në mes të entitetit serb në Kosovë dhe shumicës shqiptare duke krijuar një ndarje federative mes Kosovës meqë njërën anë federata e komunitetit serb dhe pjesa që janë në anën tjetër, po ashtu shprehim indicet e para të një konfederate të mundshme në horizont në të ardhmen andaj ky vit ka me na përcjell me shumë aksione e protesta në kundërshtim të kësaj dhe e dyta ka të bëj me organizimin e brendshëm”, deklaroi Molliqaj për EO.

    Kreu i PSD-së, ka thënë se meritat për liberalizimin e vizave kanë të gjitha qeveritë e kaluara, ndonëse e konsideron si proces të vonuar. Liberalizimin, Molliqaj e sheh si “shkëmbim me autonomi” për serbët. Thotë se Kosova nuk ka fituar asgjë nga Asociacioni. “Meritat për liberalizim iu takojnë të gjithëve, kjo ishte e drejtë që na u mohua, besoj që Kosovës i janë vënë kushte politike e besoj që secila Qeveri që ka qenë.

    “Ka jep kontribut edhe qeveria e fundit po por besoj që përgjegjësia është që liberalizimi i vizave na është ndërruar me autonomi. Duhet t’i marrim përgjegjësitë, është e qartë që liberalizimi është shkëmbye më autonominë e serbëve në Kosovë, kjo është fitimi i vetëm që Kosova ka. Eventualisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Nuk kemi siguri për njohjen e 5 vendeve anëtareve ose anëtarësim në NATO. Shpresoj që kjo t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, ndonëse jam i shqetësuar jo vetëm në largimin masiv por edhe në cilësinë e jetës që po e kanë ata”, u shpreh Molliqaj për EO.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark