×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Asociacioni luan rol kyç këtu”- Gjermania kërkon sinjale nga Kosova para anëtarësimin në KiE

    Insajderi
    08 May 2024 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, përpara se ta japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka thënë për Euractiv se Berlini është në favor të anëtarësimit dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar.

    “Është me rëndësi që hapat e ardhshëm të Kosovës të japin sinjale lidhur me mbrojtjen e minoriteteve, që është çështje kyçe për Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigje.

    “Çështja e Asociacionit luan një rol kyç këtu. Themelimi i Asociacionit mbetet qëllim për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

    Në anë tjetër një burim, raporton Euractiv, t’i ketë thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës mund të shtyhet për më vonë gjatë vitit nëse nuk ka garanci që Prishtina i ka votat e nevojshme.

    Të martën në një takim të zëvendësministrave të vendeve anëtare të KiE-së, Kosova nuk është vendosur në agjendën e Komitetit të Ministrave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark