Lumiri Abdixhiku ka zbërthyer fjalët e Kurtit sot në Kuvendin e Kosovës. Kreu i LDK’së, tha se Kurti ka pranuar Asociaconin me disa kushte.
Sipas tij, “Asociacioni po behët, Kurti foli tre minuta por nuk e mohoi thelbin”.
“Asociacioni po behët. Këto gjashtë kushte kanë një emër. Është pjesë e marrëveshjes së viti 2015”, tha Abdixhiku.
Ai thotë se Kurti me deklaratat e tij po manipulon opinionin publik.
“E dëgjuat edhe një herë kryeministrin. Foli tre minuta, por nuk e mohoi thelbin. Dhe këto gjashtë kushte – i thonë respektim i Kushtetutës së Kosovës, që është pjesë e marrëveshjes së vitit 2015. Jo gjashtë, por edhe gjashtëdhjetë tjera m’i jepni. Por, Kushtetuta e Kosovës e ka përshkruar saktë. Kjo është manipulim i opinionit publik.“ – ishte replika e Abdixhikut.