×
Aktuale

Kryen disa vjedhje, arrestohen katër persona në Istog

Insajderi
26 January 2024 - 13:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje në tentativë”.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi në komunën e Istogut, përkatësisht në fshatin Lubozhdë ishin raportuar disa vjedhje në shtëpitë e fshatit.

Në këto raste ishin vjedhur një veturë WV Pasat ngjyrë hiri, plug Traktori, një televizor, një kompjuter
dhe dru për djegie.

Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullte.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprat penale ‘Vjedhje e rendë’ dhe ‘vjedhje në tentativë’

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, gjatë muajit janar 2024 nga ankuesit është njoftuar se në fshatin Lubozhdë – Istog, janë thyer disa shtëpi me ç’ rast janë vjedhur:

– Një veturë WV Pasat ngjyrë hiri
– Plug Traktori
– Një televizor
– Një Kompjuter
– Dru për djegie.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur të gjitha rasteve dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.
Hetuesit e Stacionit Policor Istog, në mënyre intensive kanë punuar për ndriçimin dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave penale.
Me datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar:
1. M. H. i lindur me 2000.
2. K. V. i lindur me 2002.
3. E. H. i lindur me 2002
4. A. G. i lindur me 2002.

Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullte.
Rasti vazhdon të hetohet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark