Ministrat Arbërie Nagavci dhe Arben Vitia janë parë duke arritur në ambasadën amerikane për takimin për Asociacionin që do të filloja nga ora 10:00.
Megjithatë, s’dihet nëse kanë shkuar në cilësinë e përfaqësuesve të Vetëvendosjes apo të Qeverisë.
Po ashtu, edhe këshilltari i kryeministrit, Luan Dalipi, është parë duke hyrë në ambasadë.
Në takim janë duke marrë pjesë edhe ambasadorë, zyrtarë partiakë, e pjesëtarë nga shoqëria civile.