×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “At far qeni”, “kom me ia kallëzu venin atij llopuzhe”, biznesmeni i përfshirë në projektin 55 milionësh kërcënon Bulliqin

    Insajderi
    03 August 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Urim Zejnullahu, vëllau i biznesmenit Bekim Zejnullahut, i cili synonte një investim prej 55 milionë euro në Komunën e Podujevës, projekt ky që kishte hasur në pengesa të mëdha nga pushteti në Podujevë, ka kërcënuar kryetarin aktual, Shpejtim Bulliqi.

    Kërcënimi është bërë publikisht në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në njoftimin për shkarkimin që kishte bërë të marten ish-drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Besnik Maliqi, ka komentuar edhe Urim Zejnullahu, vëllau i biznesmenit Bekim Zejnullahu.     

    Ai paralamëron se “ka me ia kallëzu vendin” Bulliqit.

    “I nderuar teper ke ardhur deri ketu me at far qeni ati veq bishti i falit veq kome ardh dita edhe per Bulliqin Ku kom mja kallcue venin edhe ajo shum shpejt..”

    “Respekt i nderuar se koft kismet kemi met ul ne Kartrik te kryetarit! Se ati veq bishti i falit veq kome tja kput at bisht shum shpejt ati far llopuzhe!”, shkruan Urim Zejnullahu.

    Ky reagim i ashpër i përfqësuesit të “Erdi R Products”, erdhi pas zhvillimeve të fundit në komunën e Podujevës. Shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit Besnik Maliqi dhe dorëheqjes së drejtorit të Shëndetësisë, Driton Velit.

    Të dy këta nga partia e Vetëvendosjes.

    Për shkarkimin e Mulliqt të marten u dhanë dy arsye , në njërën anë ajo e ish-drejtorit dhe në anën tjetër e komunës së Podujevës.

    Vet Maliqi tha se u pengua nga Bulliqi për të kryer punën konform ligjit, e që lidhej me ndërtimet në zonën e Orllanit.

    “Ka ndodhur një orë ose dy pasi që është kryer procesi i rrënimeve të objekteve në Orllan, dy objekte më saktë. S’ka qenë veç ky problemi, ka pasur edhe tjera probleme të patejkalueshme. Ka mbindërtime, ka tendencë për pengës te inspektoratit me zhvillu punën e vet. Unë këto nuk i kam lejuar dhe ai ka vendosur për shkarkim”, tha Mulliqi për Insajderin sot.

    Në anën tjetër, nga Komuna e Podujevës thonë se njëra nga arsyet kryesore për lirimin nga detyra të Mulliqit është mosefikasiteti i punës së drejtorisë dhe se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan.

    “Njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave”, thuhet në reagimin e komunës.

    Investimi 55 milionësh të cilin Shpejtim Bulliqi i VV-së e godeti me “bisht sakice”

    Gazeta Insajderi, ka publikuar humtimin e gjatë për projektin 55 milionësh që synohej të bëhej në Komunën e Podujevës, përmes së cilit parashikohej të punësoheshin 300 punëtor.

    Kompania gjermane “Soilcos” në bashkëpunim me kompaninë “Erdi R Products”, bënin planinin të nisin punimet për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtërishme në Komunën e Podujevës.

    Ky projekt 55 milionësh, parashehte punësimin e mbi 300 punëtorëve.

    Mirëpo kërkesa e tyre për ndërtimin e fabrikës në fshatin Mirovc të Podujevës po refuzoheshin në vazhdimësi nga komuna e Podujevës.

    Kompania gjermane fillimisht kishte aplikuar për leje ndërtimore në nëntor të vitit 2020.

    Pavarësisht se aplikimi përmbante të gjitha dokumentet e kërkuara, për tre muaj rresht Komuna e Podujevës nuk dha asnjë përgjegjie dhe në fund Shpejtim Bulliqi njoftoi se kërkohej një aplikim i ri, pasi të parit i kishte përfunduar afati për përgjegjie.

    Në një takim të mbajtur në muajin mars të vitit 2021, mes kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarët e ekzekutivit Bujar Hasani, Fevzi Jetullahu dhe Ajet Potera dhe pronarit të kompanisë “Soilcos” nga Gjermania, Jurgen Stainmuler, Komuna e Podujevës kishte shprehur gatishmërinë e plotë në përkrahjen e këtij projekti në aspektin administrativ dhe në ofrimin e kushteve infrastrukturore.

    “Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarët e ekzekutivit Bujar Hasani, Fevzi Jetullahu dhe Ajet Potera, priti në takim pronarin e kompanisë “Soilcos” nga Gjermania Jurgen Stainmuler dhe përfaqësuesin e kësaj kompanie në Kosovë, Bekim Zejnullahu dhe Rejona Zejnullahu – drejtoreshë e Kompanisë “Erdi R Products. Gjatë takimit të sotëm me kryetarin Bulliqi, pronari i kompanisë gjermane, Jurgen Stainmuler, gjerman shprehu gatishmërinë të investojë në komunën tonë dhe ofroi projektin për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

    Kryetari Bulliqi dhe investitori gjerman u pajtuan që menjëherë të fillohet me procedurat për realizimin e projektit” – thuhej në njoftimin e Komunës së Podujevës për takimin e 4 marsit.

    Dy muaj pas këtij takimi ku u premtua përkrahje për këtë projekt, Komuna e Podujevës refuzoi aplikimin e dytë të invesitorëve gjerman, teksa kryetari Shpejtim Bulliqi e fshiu postimin e takimit të marsit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

    Megjithatë, njoftimi për takimin e 4 marsit dhe premtimi për përkrahje institucionale nga Shpejtimi Bulliqi dhe drejtori Bujar Hasani ende figuron në faqen zyrtare të Komunës.

    Apelimi i çështjes tek Ministria e Infrastrukturës, përfshirja e Qeverisë Kurti dhe refuzimi i radhës nga Komuna e Podujevës

    Pas refuzimit të projektit nga ana e Komunës së Podujevës, përkundër premtimit për përkrahje, invesitori gjerman, mbajti një takim me anëtarë të Qeverisë Kurti. Në takimin e mbajtur mes Rozeta Hajdarin dhe Librun Aliun me biznesmenin gjerman Siengried Hohmann, u premtua se projekti do të vazhdoi përpara dhe se do të ketë mbështetjen nga niveli qendror.

    Përveç takimit, ekziston edhe një letër e invesitorit gjerman drejtuar kryeministrit Albin Kurtit, ku thuhet se në takimin e përfaqësuesit të kompanisë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ky i fundit kishte premtuar se aplikimi do të shqyrtohet në kohë. Në letër thuhet se kompania nuk ka vendosur që të ngrisë padi përkundër këshillës së avokatëve.

    Hohmann në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, gjithashtu thuhet se projekti në vlerën 55 milionë euro është 100% privat, dhe përdor teknologjinë më të avancuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

    Përveç investimit në fabrikën e ricklimit të mbeturinave, Hohmann thotë se janë duke punuar me pordhuesin gjerman Leoni, për ndërtimin e një fabrike në Kosovë, e cila do të bënte prodhimin e seteve të kabllove për industrinë e automjeteve.

    Me 16 korrik, Ministria e Infrastrukturës aprovoi ankesën e Bekim Zejnullahut, si përfaqësues i investimit gjerman për anulimin e vendimit të Komunës së Podujevës, duke e detyruar Drejtorin e Planifikimit Urban të Podujevës të nxjerrë akt administrativ të ri.

    Përkundër vendimit nga Ministria e Infrastrukturës, drejtoria e Planifikimit Urban të Podujevës në krye me Bujar Hasanin, nxori një vendim të dytë refuzuese për dhënien e kushteve ndërtimore për ndërtimin e fabrikës për përpunimin termik të mbeturinave me arsyetimin se sipas Planit Zhvillimor Komunal nuk lejohet ndërtimi.

    “Bujar Hasani (drejtori i Planifikimit Urban në Podujevë) e refuzon projektin. Ai përqesh vendimin e Ministrisë, thotë se është bërë nga fëmijët dhe për mua është vendim i papranueshëm. Ai ka thënë që shkoni tek kryeministri Kurti dhe ministri Aliu, ata të japin vendimin unë jo. Nuk i intereson, veç thotë nuk ta jap e nuk ta jap” – shprehet Bekim Zejnullahu në një intervistë për Gazetën Insajderi.

    Rreziku i tërheqjes së invesitorit gjerman dhe paralajmërimi për padi prej 15 milionë euro për Qeverinë e Kosovës

    Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, kryeministri Kurti kishte deklaruar se në qeverisjen e tij do të bëhet rritja e investimeve të huaja, teksa pati përmendur rastet e tërheqjes së invesitorëve të huaj nga Kosova, e cila sipas tij ishte shumë shqetësuese.

    “Do të na vijnë edhe investime të mërgatës tonë dhe të huaja. E dimë që kanë provuar të tjerët të vinë, por nuk kanë gjetur mirëkuptim në Kosovë. Ju e dini që edhe Mercedesi është tërhequr nga Kosova” – ishte shprehur Kurti në shtator të vitit 2019.

    Largimin e invesitorëve të huaj është gati të ndodhë edhe gjatë qeverisjes Kurti, me kompaninë gjermane e cila ka gjasa që edhe ta padisë Qeverinë e Kosovës për dëmshpërblim në vlerë prej 15 milionë euro.

    “Projekti është prolonguar tepër shumë. Partneri gjerman po e sheh që ka shumë vonesa, është përgatitur me juristët e vetë për të ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës, duke qenë se kishte shumë besimin në Qeverinë Kurti. Invesitor gjerman tashmë ka porositur makinat për riciklim dhe kërkon 15 milionë euro rikompensim të dëmeve. E lus Qeverinë e Kosovës të merr masa, të na jap lejën në mënyrën më të shpejtë të mundshme që të mos e humbasim projektin që të mos vjen tek ajo që Qeveria e Kosovës të paguajë dëmet” – shprehet Zejnullahu, i cili kërkon nga Kurti të bëjë trysni tek kryetari Bulliqi dhe drejtori Bujar Hasani.

    “Kryeministri Kurti thotë në Slloveni se i kam siguruar invesitorët, por invesitorët nuk kanë sigurim. Që 11 muaj ne presim për të filluar ndërtimin e fabrikës. Ne presim dritën e gjelbërt nga kryeministri Kurti për ta zbatuar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të filluar punën” – vijoi Zejnullahu. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark