×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ata që e akuzuan VV-në përfunduan në partinë më autoritare në vend”

    Insajderi
    10 May 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krasniqi thotë se këta ish-anëtarë të Vetëvendosjes e quajtën Lëvizjen “paranojave”, por që në fund e treguan se vetë ishin “paranojak”.

    “U deshën 1 vit për ta kuptuar që Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është paranojake: ata që e kishin akuzuar VETËVENDOSJE!-n për “mungesë demokracie” përfunduan në partinë më autoritare në vend”, shkruan Krasniqi në Facebook.

    Zëdhënësi i VV-së e quajti PDK-në parti të korruptuar dhe kriminale, dhe tha se Halimi e Gecaj duhet të kërkojnë falje për akuzat e bëra ndaj Lëvizjes.

    “A s’do të ishte mirë që disa njerëz që duke u bazuar në kritikat e këtyre dyve, akuzuan padrejtësisht VETËVENDOSJE!-n, sot të kërkojnë falje?”, tha Krasniqi.

    Para rreth një viti Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë demokracie, dhe formuan Fraksionin +, i cili tanimë i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. /insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark