×
Show

Ata që jetojnë më gjatë kanë këto 5 veçori karakteri

Insajderi
21 May 2016 - 08:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata Amerikane e Psikologjisë “APA PsycNet”, ka kryer një studim që lidh veçoritë e personalitetit me jetëgjatësinë.

Studimi thotë që pak njerëz janë të aftë të kuptojnë nëse i kanë këto tipare, por shokët e ngushtë do t’ju jepnin përgjigjen e saktë nëse jeni të tillë apo jo.

1. Vetëndërgjegjësimi: Njerëzit që janë më pak të gatshëm të rrezikojnë e të luajnë me fatin, por që pëlqejnë ta çojnë deri në fund atë që kanë nisur, jetojnë më gjatë se të tjerët.

2. Të qenit i hapur: Njerëzit që janë më të gatshëm të mirëpresin ide të reja, koncepte të reja,  pa u mbyllur brenda atyre që kanë për momentin, janë mes fatlumëve që jetojnë më gjatë.

3. Qëndrueshmëria emocionale: Studimi 75-vjeçar vërtetoi se kjo veçori vlen më shumë për femrat. Sidomos femrat me qëndrueshmëri më të lartë emocionale, që kanë më pak gjasa që t’u luhatet humori, që reagojnë më me ftohtësi ndaj problemeve të ditës, mund të kenë më shumë vite para tyre.

4. Të qenit miqësor: aftësia për të krijuar miqësi e për t’u përshtatur me njerëzit është një veçori e personave që jetojnë më gjatë. Ky tipar që është vënë në dukje edhe nga studime të mëparshme, është konfirmuar edhe këtë herë.

5. Aftësia për të shprehur ndjenjat: shkencëtarët zbuluan se personat e moshës nga 95 deri në 100 vjeç, të cilët ishin marrë nën studim, ishin më të prirur t’i shprehnin hapur emocionet me njerëzit e tjerë. Edhe pse studimi pranon që ky tipar vlen për shumicën e personave që kanë arritur të 90-tat.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark