Drejtori i Financave, Feim Kelmendi, i cili njihet edhe si numri dy i ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, ka pasur një urim të veçantë për koordinatoren e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje të ditëlindjes së saj.
Kelmendi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka uruar Mihalin, teksa ka çuar një “selam” edhe për ata që po e “urrejnë pa arsyeshëm” atë, shkruan Insajderi.
“Urime ditelindja Dejona Mihali, i gezofsh edhe 100 vite tjera te lumtura! Atyre qe kan urrejtje te paarsyeshme ndaj teje, allahu jau qofte gajretin e selametin“, ka shkruar Kelmendi.
Kelmendi ka dalë shpesh në mbrojtje publike të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/