Insajderi
Insporti

Atalanta fluturon drejt çerekfinales: Djimsiti shkëlqen, duel shqiptarësh me Zhegrovën në raundin tjetër

Insajderi
03 December 2025 - 18:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Atalanta fluturon drejt çerekfinales: Djimsiti shkëlqen, duel shqiptarësh me Zhegrovën në raundin tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Atalanta ka siguruar një fitore të thellë 4-0 kundër Genoas, duke kaluar bindshëm në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku e pret Juventusi – dhe me të edhe një duel emocionues shqiptar: Berat Djimsiti kundër Edon Zhegrovës, dy prej futbollistëve tanë më të spikatur në Serie A.

Golat për Atalantën u shënuan nga: Berat Djimsiti, Marten De Roon, Mario Pasalic dhe Honest Ahanor.

Skuadra bergamaske dominoi takimin nga fillimi deri në fund, me Djimsitin që zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë pas një asistimi të Zalewskit. Atalanta goditi dy herë shtyllën në pjesën e parë, ndërsa Genoa mbeti me 10 lojtarë në minutën e 36-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Seydou Fini.

Në pjesën e dytë, De Roon shënoi një gol spektakolar me vole, Pasalic realizoi të tretin në minutën e 81-të, ndërsa Ahanor vulosi rezultatin me golin e tij të parë për klubin – të cilin nuk e festoi, pasi vinte kundër ish-ekipit të tij.

Atalanta tashmë përgatitet për çerekfinalen kundër Juventusit, një sfidë që pritet me interes të madh edhe për përballjen shqiptare Djimsiti vs Zhegrova.

Ndeshja do të zhvillohet mes 4 dhe 11 shkurt 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark