Venezia zhvilloi takimin e javës së 34’të me Atalantën në Stadio Pier Luigi Penzo, shkruan Insporti.
Bergamezët e Atalantës arritën të triumfojnë me rezultat 3-1, me golat e Pasalic (44) Zapata (47) dhe golin e Muriel.
Në këtë takim 90 minuta zhvilloi edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 7.0
Mbrojtësi shqiptar është njëri nga më të mirët në pozitën e tij në Serie A ku ka shkëlqyer viteve të fundit me klubin zikaltër.
Ndryshe, Gjimshiti ka marrëveshje me Atalantën deri në vitin 2026.
Kujtojmë se, Atalanta takimin e radhës e zhvillon ndaj Torinos.
/Insajderi.org