×
  • Showbiz
  • Show

    Atdhe Gjeravina takohet me njeriun e bandës së Shkodrës i cili ishte në burg

    Insajderi
    03 March 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Safet Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është liruar me kusht nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.

    Lajmin për lirimin e tij e bëri të ditur ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xheravina, i cili ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram me Safet Bajrin.

    Mirë se erdhe në mesin tonë prapë vëlla”, ka shkruar Xharavina në imazhet e publikuara.

    Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marrë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht.

    Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.

    Kujtojmë se, Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ai ishte dënuar në Bruksel me 9 vite burgim për trafik droge dhe prostitucion.

    Në mungesë të ekstradimit, atij ju njoh dënimi në Belgjikë dhe vuajtja e 3 viteve atje, kurse në Shqipëri duhet të përfundonte dhe pjesën tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark