×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentat në Shkodër – Vritet babai, plagoset i biri, autorët në arrati

    Insajderi
    27 September 2023 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Malin e Shoshit, në Dukagjin të Shkodrës.

    Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj babë e bir, Zef dhe Gjin Guri. Për pasojë, ka mbetur i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë, Gjini.

    Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, një zonë e thellë malore. Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësine pasi ka qënë i denuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

    Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në Dukagjin ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit, u vendos tritol./tch

    E shkuara e Gjin Gurit

    Më 15 nëntor të vitit 2021 Gjin Gurit i është vendosur një tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit në Dukagjin.

    Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ndërsa autorët mbetën të pazbuluar.

    Pronari i lokalit që ishte shënjestër e sulmit me lëndë plasëse, shtetasi Gjin Guri, është një person me precedent penal, sepse është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ndërkohë, në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

    Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin. “Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark