×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Atentati ndaj kreut të Partisë Demokratike, dalin pamjet, momenti kur dy autorët e maskuar vendosin tritolin në mjet

    Insajderi
    11 April 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e kreut të PD Vau i Dejës Bernard Ndreca, të cilat kanë kapur të gjithë momentin nga vendosja e eksplozivit deri te shpërthimi që gati i mori jetën kreut të PD-së.

    Në pamje shihen dy persona të maskuar pranë makinës. Njëri prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston.

    Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Benard Ndreca në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij. Nga shpërthimi, kreu i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe nëna e tij nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark