×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Atentati ndaj zyrtarëve të LDK’së – BND’ja gjermane jep përgjigje zyrtare për Insajderin

    Insajderi
    20 January 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasditen e së mërkurës u raportua për një atentat të mundshëm ndaj Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tre deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hotit, Armend Zemajt dhe Arben Gashit.

    Lajmin madje u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

    “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha policia për Insajderin.

    Ky kërcënimi kundër Abdixhikut dhe vartësve të tij u raportuar se u zbulua nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë (BND).

    Mediat në Kosovë raportuan se agjencia sekrete gjermane kishte rënë në gjurmë të atentatorëve të cilët po planifikonin një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

    Por, në një përgjigje zyrtare për Gazetën Insajderi, BND gjerman tha se çështjet që kanë të bëjnë me informacionin ose aktivitetet e mundshme të inteligjencës nuk i komentojnë.

    Më tej, në përgjigjeni tyre thuhet se BND raporton vetëm tek qeveria Federale dhe komisionet sekrete të paralmentit.

    “Në parim, Qeveria Federale nuk komenton kurrë publikisht çështjet që kanë të bëjnë me informacionin ose aktivitetet e mundshme të inteligjencës. Kjo nuk përbën një deklaratë mbi saktësinë e fakteve. Bundesnachrichtendienst i raporton Qeverisë Federale dhe komisioneve sekrete kompetente të parlamentit gjerman për temat përkatëse”, thuhet në përgjigjen e BND-së për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark