×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Atiq shtyn afatin, ua vendos institucioneve serbe në derë vendimin për lëshim objekti deri në këtë datë

    Insajderi
    25 August 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka shtyrë afatin për lëshimin e objektit për institucionet serbe që vazhdojnë funksionimin e tyre në “Lagjen e Boshnjakëve”.

    Në derën e këtij objekti, është ngjitur edhe vendimi i kryetarit Erden Atiq, në të cilin kërkohet lirimi i objektit deri me datën 8 shtator 2023.

    Sipas vendimit të parë të Atiq, serbët që punojnë në këtë objekt do të duhej ta lëshonin atë qysh sot, megjithatë kjo gjë s’ka ndodhur dhe është shtyrë për 2 javë.

    Ky vendim i institucioneve lokale të Komunës së Mitrovicës Veriore është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

    Nga SHBA kanë dalë kundër një vendimi të tillë duke rikujtuar se në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të shmangen veprimet që mund të rikthejnë tensionet apo që mund të perceptohen si nxitëse për eskalim të situatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark