Insajderi
Biznes

ATK-ja zgjat afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve e kontributeve

Insajderi
20 March 2020 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim për shtyrjen e afatit të pagesave në detyrimet tatimore dhe kontributet pensionale.

“Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 19.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus – COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale deri më 30.04.2020”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet deri më 30.04.2020, për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

Po ashtu, zgjatet edhe afati deri me 30.04.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me Rimbursimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark