×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Atleti Zyberaj nis vrapimin nga Prishtina në Tiranë

    Insajderi
    27 November 2023 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Atleti kosovar Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë në nder të 28 nëntorit, Festës së Flamurit.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas Ramës, Zyberaj pritet të vrapojë në një distancë prej 260 kilometrave, aq sa është gjatësia e rrugës Prishtinë-Tiranë.

    “I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark