Florent Hadergjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka folur pas barazimit ndaj Andorrës, e vlefshme për rrugën në Euro 2024.
Hadergjonaj që luajti nga minuta e parë në këtë sfidë, shprehet tejet i zhgënjyer që “Dardanët” morën vetëm një pikë ndaj Andorrës.
“Vështirë me përshkru me fjalë. Jena zhgënjy shumë. Kemi pritë shumë më shumë. Këtu mrena është dashtë me i marrë tre pikë kundër Andorrës. Atmosfera në ekip nuk është shumë e mirë dhe vërtetë jemi zhgënjyer. Kemi pasur probleme me kriju hapësira, kundërshtari ka luajtur në mbrojtje me pesë mbrojtës. Ka mungu edhe komunikimi për të krijuar shanse më shumë”, tha Hadergjonaj
Me këtë barazim, Kosova tani shkon në kuotën e dy pikëve në pozitën e tretë. Kurse, Andorra fiton pikën e parë dhe pozicionohet në vendin e katërt./Lajmi.net/