Në prezantimin e veturës së parë elektrike nga Audi shihet se kompania ka hequr pasqyret anësore dhe i ka zëvendësuar ato me kamera të cilat përmes një ekrani brenda veturës mundëson punën që deri më tani e kryejnë pasqyrat.
Në vend se shoferi të shikojë përtej dritare në kamerat anësore, vetura që kushton 90 mijë euro posedon kamera që transmetojnë pamjet në dy ekrane në brendësi të dyerve.
Kamerat automatikisht ofrojnë pamje që i nevojiten shoferit gjatë kthesave dhe parkimit. Shoferi gjithashtu mund të zmadhojë pamjen në vende problematike.