×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Audio/video inçizime kundër Kurtit? Në sa ora nis, ku shfaqet dhe detaje tjera

    Insajderi
    15 February 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ‘Lufta e ftoftë’ mes Haki Abazit dhe Lëvizjes Vetëvendosje duket se do të marrë fund nesër. Kjo pasi që këtë të enjte po paralajmërohet një konferencë ku nuk duket të jetë aq e zakonshme, shkruan Insajderi.

    Në ora 10:00 në hollin e Kuvendin të Kosovës pritet të fillojë përplasja e Abazit me partinë që përfaqëson.

    Me një status në Facebook, Abazi njoftoi opinionin publik se ka kuptuar që kryeministri Kurti ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

    Përveç këtij diskutimi, Abazi tha se do të flasin edhe për disa audio/video inçizime, që sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark