Auditorët: Një ish-zëvendësministër vodhi përkohësisht veturën e shtetit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditorët: Një ish-zëvendësministër vodhi përkohësisht veturën e shtetit

    Insajderi
    26 June 2016 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ish-zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili ka përfunduar mandatin në dhjetor të vitit 2014, ka vazhduar të vozisë veturën zyrtare edhe për katër muaj të tjerë. Në vend se ta kthente në ministri, ai ka harxhuar mijëra euro të shtetit në karburante duke e vozitur veturën pa qenë i autorizuar.

    Kjo është gjetja e raportit të Zyrës së Auditorit bërë Minsitrisë së Infrastrukturës për vitin 2015. Por auditorët nuk e kanë zbuluar identitetin e këtij ish-zëvendësministri, raporton Insajderi.

    Kanë treguar vetëm targat e veturës.

    “Vetura zyrtare 3Z-009-08 në mandatin e kaluar qeverisës ka qenë në shfrytëzim nga ish-zëvendës ministri. Kjo veturë është dashur të kthehet në ministri me rastin e përfundimit të mandatit në dhjetor 2014. Sipas zyrtarit përgjegjës në ministri, vetura është rikthyer në muajin prill 2015”, thuhet në raport.

    E kostoja e shpenzimeve të kësaj veture të përdorur nga ish-zëvendësministri i paidentifikuar në raportin e auditimit, kap shifrën prej mijëra eurove.

    “Ne kemi testuar faturat për karburante dhe kemi identifikuar se për muajt dhjetor 2014, janar, shkurt dhe mars 2015 kanë ndodhur shpenzimet në mënyrë jo të rregullt. Vlera totale e furnizimit për këtë periudhë është 3,745€”, thuhet në raportin e auditorëve.

    Sipas auditorëve, mungesa e kontrollit dhe marrjes se masave adekuate për shfrytëzimin e pasurisë ka ndikuar në shpenzime të parregullta, bazuar në këtë, potencialisht mund të ketë edhe shpenzime tjera të ngjashme në të ardhmen.

    ZAP ka rekomanduar ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, që të siguroj që shfrytëzimi i pasurisë është në kuadrin e aktiviteteve të ministrisë, me qëllim të shmangies së saj apo edhe të krijimit të shpenzimeve të pakontrolluara dhe që nuk rrjedhin nga aktivitetet operative të Ministrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark