Rreth 4 mijë euro të taksapaguesve kosovarë, ka shpenzuar Auditorja Kombëtare e Kosovës, Vlora Spanca që nga marrja e mandatit deri tash. Sipas faturave që ka siguruar Gazeta Insajderi, mbi 1 mijë e 500 euro vetëm për meditje e akomodim jashtë vendit, e mbi 1 mijë euro për derivate. Shpenzimet tjera përfshijnë drekat e darkat zyrtare si dhe shpenzimet e telefonit
Vlora Spanca, Auditorja e Përgjithshme, me të marrë mandatin vitin e kaluar kishte kërkuar që t`i ulet paga për rreth 25 për qind, pasi sipas saj, paga që arrinte në 3 mijë e 821 euro duke përfshi edhe shtesat, nuk përkonte me standardin në vend.
Kërkesa e saj ishte miratuar nga deputetët nëntorin e vitit të kaluar, kur me 64 vota pro, u vendos që paga e Auditorit Kombëtar të bien në 2 mijë e 800 euro.
Por pavarësisht kësaj, Auditorja Spanca, përveç pagës ka shpenzuar para të taksapaguesve kosovarë edhe për meditje, udhëtime, dreka zyrtare, derivate e telefon.
Gazeta Insajderi, ka siguruar faturat e shpenzimeve të Spancës, pas kërkesës për Qasje në Dokumentet Publike.
Sipas tyre del se në total Spanca, në periudhën gusht 2021-shtator 2022 ka shpenzuar shumën prej 3 mijë e 900 eurove.
Më së shumti ka shpenzuar për dy udhëtime që ka realizuar jashtë vendit. Për vizitën e parë në Paris të Francës, për akomodimin e auditores Spanca janë shpenzuar nga taksat e kosovarëve 479 euro. Po për këtë udhëtim ajo ka marrë meditje 400 euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa për udhëtimin e dytë që kishte pasur, në Çeki për akomodim janë shpenzuar 406 euro. Përveç akomodimit auditorja Spanca ka marrë edhe 215 euro meditje.
Sipas llogaritjeve për këto dy udhëtime jashtë vendit duke përfshirë edhe akomodimin edhe meditje në total për Spencën shteti ka shpenzuar shumën prej 1 mijë e 500 eurove, shkruan Gazeta Insajderi.
Spanca sipas faturave ka shpenzuar gjatë kësaj periudhe rreth 800 litra derivate, të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 1 mijë euro. Sipas sqarimeve nga ZKA-ja, vetura që ka shpenzuar derivatet shfrytëzohet nga kryesisht auditorja Spanca, e me raste edhe për nevojat e zyres.
Mbi 600 euro Spanca ka shpenzuar edhe për përdorim të telefonit. Sipas ZKA-së, me rregulloren e brendshme auditores i paguhet roaming si pako edhe nëse shpenzon ma pak pagesa bëhet kjo nga 50 euro.
Rreth 750 euro del se janë shpenzuar edhe për dy dreka zyrtare nga ky institucion sipas faturave që ZKA i ka ofruar Gazetës Insajderi.
Raportimet tjera të Gazetës Insajderi se si u shpenzua paraja publike nga zyrtarët e lartë të shtetit