Aurela Hoxha zbulon për herë të parë portretin e bashkëshortit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Aurela Hoxha zbulon për herë të parë portretin e bashkëshortit

    Insajderi
    29 September 2021 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja shqiptare, e cila që një kohë të gjatë jeton në Spanjë, Aurela Hoxha, gjatë kësaj kohe ka qenë më e rezervuar në jetë private.

    Para pak javësh, Aurela u bë nënë e një djali të quajtur, Alaron, të cilin e ka mbajtur të fshehtë deri pak pas lindjes.

    Në mediat rozë u përfol se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të martesës dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që mos të publikojë detaje nga jeta e saj private.

    Megjithatë së fundmi, modelja ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social “Instagram”, e përqafuar me partnerin, të cilit i ka zbuluar portretin, ndonëse jo plotësisht.

    Hoxha po e shijon mjaft shumë periudhën e mëmësisë duke theksuar se është e lumtur për faktin se u bë nënë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark