×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Austriakët i thonë “jo” kandidatit presidencial që fliste kundër Kosovës

    Insajderi
    23 May 2016 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimtare ishin votat jashtë qendrave të votimit, apo ndryshe të njohura si votat postare, të cilat përbëjnë rreth 12% të votuesve në vend.  Nëse zgjidhej president, Norbert Hofer do të ishte kreu i parë nga ekstremi i djathtë i një shteti të Bashkimit Europian.

    Kriza e emigrantëve ishte një nga pikat kyçe të fushatës së dy kandidatëve, me ekstremin e djathtë të pozicionuar qartësisht kundër pranimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme.

    Norbert Hofer, vetëm pak ditë më parë kishte thënë se Kosova nuk duhet të bëhet anëtare e OKB-së dhe BE-së. Ai gjithashtu kishte thënë se nëse bëhej president i Austrisë do ta njihte edhe Republikën “Srpska” në Bosnjë.

    Austria është një nga vendet kryesore të bllokut të euroskeptikëve sa i përket pranimit të emigrantëve. Rreth 90 mijë persona aplikuan për azil në Austri vetëm vitin e kaluar, çka përbën rreth 1% të popullsisë së vendit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark