Insajderi
Biznes

Auto Mita e përuron autostradën “Arbën Xhaferi” me vozitje autonome të veturës inovative Nissan Qashqai

Insajderi
02 June 2019 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eshtë kompania më e madhe e në vend e për distribuimin e veturave të reja të brendeve, Nissan, Renault dhe Dacia, auto salloni Auto Mita, që ka bërë “përhajr” autostradën e re “Arbën Xhaferi” me një prej veturave më inovative të kohës, Nissan Qashqai.

Auto Mita si lider në treg e ka dëshmuar këtë epitet edhe një herë duke i dhënë hijeshi mrekullisë së re inxhinierike të vendit, autostradës “Arbën Xhaferi”.

Bukuria e vendit shpaloset teksa përjetojmë ngasjen e veturës në këtë autosradë, duke menaxhuar kthesat e shumta, por të bukura rrëzë relievit të mrekullueshëm të vendit tonë.

E gjitha shijohet më mirë nëse vozitjen e bën vet vetura, kurse ju përjetoni bukurinë natyrore të vendit teksa përshkoni autostradën e re “Arbën Xhaferi.

Eshtë Auto Mita që ka testuar veturën e re Nissan Qashqai dhe vecorinë më të fortë teknologjike, “ngasjen autonome”. Njohësit e veturave tashmë e dinë se Qashqai është veturë tejet teknologjike, ku përpos dizajnit tejet të bukur të veturës, kjo veturë nga Nissan dallohet risitë teknologjike që ka ofruar, duke qenë me plot kuptimin e fjalës top veturë.

Kështu Auto Mita vendosi që të testojë vozitjen autonome të Nissan Qashqai në autostradën e re.

Kjo vecori ka bërë që Nissan Qashqai të kujdeset që e tërë autostrada të kalohet me vozitje autonome.

Kështu nënkuptohet që menaxhimi i shpejtësisë, qëndrimi në korsi, frenimi dhe nxitimi, ashtu sikurse edhe komanda e timonit, të bëhet nga vet vetura, e kështu duke mundësuar një ngasje të sigurtë e të qetë, e mbi të gjitha mundësi të shijimit të bukurive natyrore shqiptare.

Se siguria

Veturën Nissan Qashqai që ka opsionin e ngasjes autonome mund ta gjeni në autosallonin “Auto Mita” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/AutoMita.Nissan/videos/191062725125939/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark