Christoph Buchal, një profesor fizike në Këln, punoi këtë raport me kolegët Hans Dieter Karl dhe Hans Werner Sinn për Institutin për Kërkime Ekonomike (IFO).
Nëse merret parasysh sasia e CO2 që prodhohet gjatë prodhimit të baterive për të krijuar automjetet elektrike gjermane, atëherë një veturë elektrike ndot klimën 11-28% më shumë se sa një automjet diesel, sipas këtij studimi.
Në fakt përdoret shumë energji për grumbulluar dhe përpunuar litiumin, kobaltin dhe magnezin që përdoren për bateritë e makinave.
Për shkak të rregullave të reja mbi ndotjen e mjedisit me CO2, prodhuesit e makinave po kthehen nga automjetet elektrike, por autorët e studimit thonë se për klimën do të ishte më mirë që prodhimi i CO2 që shkaktohet nga prodhimi i baterive për makinat elektrike të ishte tre herë më i ulët se sa ai që prodhohet nga automjetet diesel./Atsh