Insajderi
Botë

Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump

Insajderi
25 May 2026 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre atentate të raportuara ndaj Donald Trump në më pak se dy vite dhe dhjetëra kërcënime të tjera të parandaluara nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për përshkallëzimin e klimës së urrejtjes dhe dhunës politike në SHBA.

Sipas raportimeve, incidente të lidhura me sigurinë e ish-presidentit amerikan janë regjistruar në zona si Butler, Palm Beach dhe gjatë aktiviteteve të lidhura me darkën e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Autoritetet amerikane po monitorojnë me kujdes edhe aktivitetin në rrjetet sociale, ku sipas mediave është vënë re një trend shqetësues i postimeve që mbështesin apo nxisin dhunë ndaj Trump.

Shërbimi Sekret thuhet se analizon vazhdimisht çdo deklaratë apo koment që mund të interpretohet si kërcënim ndaj Presidentit.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se polarizimi politik në SHBA ka krijuar një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar, ku gjuha e urrejtjes dhe mesazhet ekstremiste po përhapen me shpejtësi në internet.

Ndërkohë, autoritetet federale kanë shtuar masat e sigurisë rreth Trump dhe aktiviteteve të tij publike, ndërsa hetimet për kërcënimet dhe personat e dyshuar vijojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark