×
Show

Autoritetet marrin në pyetje doktorin e Prince, i cili dyshohet për vrasjen e tij

Insajderi
11 May 2016 - 17:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mandatin e policisë thuhet ndër të tjera se, doktor Michael Schulenberg i kishte dhënë edhe një mjekim Princit më 20 prill, që do të thotë vetëm një ditë para se të vdiste. Dokumenti nuk tregon megjithatë se, për çfarë ilaçi bëhej fjalë saktësisht, e as nëse 57-vjeçari e ka marrë vërtet.

Forcat e policisë zhvilluan edhe një kontroll tjetër në shtëpinë e gjeniut të popit në Minneapolis, e kanë kërkuar t’i hedhin një sy kartelave mjekësore nga spitali ku punon Schulenberg. Ende nuk është e qartë se çfarë roli mund të kenë pasur narkotikët në shuarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm, njofton Tch.

Rezultati i ekzaminimit pas vdekjes e përjashton vetëvrasjen, ndërsa rezultatet e verifikimit të plotë mjekësor mund të kërkojnë disa javë kohë. I përshkruar si kitarist gjenial, këngëtar i përkryer, autor fantastik e plot fantazi, Prince karakterizoi muzikën pop të shekullit të XX-të, e me vdekjen e tij të parakohshme skena humbi një nga figurat më me influencë të saj.

Spektaklet me shumë efekte të këngëtarit trupvogël, Prince Roger Nelson, janë përshkruar rëndom si panaire me ngjyra të forta të një gjeniu ekscentrik të muzikës. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark