×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Autoritetet ukrainase: Putin shkarkoi tetë gjeneralë të lartë pas dështimit në Ukrainë

    Insajderi
    10 March 2022 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vladimir Putin ka shkarkuar gjeneralët e lartë të ushtrisë dhe është zemëruar me FSB-së, pasi që inteligjenca ka dështuar me strategjinë e tyre duke pësuar një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të agresionit në Ukrainë.

    Oleksiy Danilov, kreu i këshillit të sigurimit të Ukrainës, tha se rreth tetë komandantë rusë janë shkarkuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa Moska përpiqet të ndryshojë strategjinë pasi deri më tani ka dështuar totalisht, raporton dailymail.

    Putin thuhet gjithashtu se është i indinjuar me komandantët e shërbimit të sigurisë FSB – të cilin ai e drejton – ku kishte marrë raporte se Ukraina ishte e dobët, e mbushur me grupe neo-naziste dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark