×
Show

Autorja e Voice of Albania: Ledri Vula nuk ka zë

Insajderi
09 April 2016 - 11:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nata e gjysmëfinales në “The Voice of Albania” në “Top Channel” kalon në skandal.

E shkaku kryesor ka qenë Ledri Vula. Në mes të drejtorit artistic të “TCH” ,Alban Male dhe autores së programit, Zefina Hasani ka ndodhur një debat i ashpër mbrëmë.

Mësohet se Hasani ka qenë kundër performancës së Ledri Vulaj në spektakël.

Ndërsa Male ka postuar edhe në Instagram një foto ku shkruan se, do të përshëndesë “live” Ledri Vula.

Zefina Hasanika bënë publike mos dakordësinë e saj për ftesën që i është bërë Ledrit, duke e nisur shkrimin në një status në profilin e saj në Facebook, me kundërvënie të drejtpërdrejtë ndaj asaj çka kishte shkruar më parë Male, shkruan magazina.al

“Pa zë dhe me figurë”, – ka shkruar Zefina Hasani për Ledrin, pak përpara fillimit të gjysmëfinales së mbrëmjes së sotme, duke shpjeguar më pas dhe arsyet që ka ajo për mospëlqimin ndaj ftesës që i është bërë këngëtarit, për të qenë i pranishëm, si i ftuar special, në një spektakël ku i pari vlerësohet zëri dhe skeptizimin me të cilin ajo e pret performancën “live” të Ledrit, të cilin ajo e quan pa zë.

Zefina Hasani përpiqet gjithashtu të theksojë sesa i rëndësishëm është zëri në këtë program dhe se Ledri është thjesht një këngëtar performues, gjë që publiku e di mirë dhe e pëlqen për këtë gjë, por nuk mund të ftohet një këngëtar performues në një moment gjysmëfinaleje, ku konkurrentët janë të një niveli të lartë për sa i përket vokalit./Insajderi.com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark