×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Autostrada e parë në Los Anxhelos para 82 vjetësh

    Insajderi
    30 December 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autostrada e parë në Los Anxhelos para 82 vjetësh.

    Zyrtarët e Departamentit të Transportit të Kalifornisë dhe të qytetit Los Anxhelos, më 30 dhjetor 1940, kryesuan ceremoninë për inaugurimin e autostradës së parë të këtij qyteti.

    Rreth 1 mijë e 500 vetë morën pjesë në prerjen e shiritit të kësaj autostrade prej 7 kilometrash që ishte zgjatim i një rruge të gjerë të quajtur Arroyo Seco dhe që lidhte qendrën e Los Anxhelosit me qytetin e Pasadenës.

    Autostrada e re kishte një gjerësi prej 21 metrash dhe kishte tre korsi në secilin drejtim. Ajo mori emrin Arroyo Seco, siç quhej një përrua i tharë i cili zgjatej paralel me të.

    Përgjatë kësaj autostrade u ndërtua më vonë edhe stadiumi i famshëm Rose Bowl i Pasadenës. Sot Los Anxhelosi është i famshëm për autostradat e tij që kapin rreth 1 mijë kilometra gjatësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark