×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV asgjësoi gjysmë milion kilogram produkte përbrenda gjashtë muajsh

    Insajderi
    06 October 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në gjysmën e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi gjysmë milion kilogram produkte si shkak i mospërmbushjes së kritereve ligjore.

    Këtë e ka ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi.

    Thaçi se këto asgjësime kanë ndodhur si shkak i ankesave të konsumatorëve, po ashtu të vet operatorëve ekonomik. Ai ka thënë se produktet në Kosovë kontrollohen sipas standardeve sikurse në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

    “Në javët e fundit ne kemi pasur dy raste të asgjësimit të produktit peshk nga importi, në të dyja pas hulumtimeve të kryera në tërësi nga AUV, gjegjësisht Inspektorati Veterinar dhe pas kryerjes dhe analizave laboratorike është konfirmuar dyshimi i ngritur dhe ka rezultuar se ka prezence të parazitëve në këto sasi peshku. Janë dy ngarkesa të ndara të asgjësuar në deponitë e mbeturinave, varësisht nga regjioni ku ka ndodhur incidenti”.

    “Deri më tani në raportin gjashtë mujor ne kemi kaluar gjysmë milionëshin kilogram/produkte të asgjësuar. Arsyet e asgjësimit janë nga më të ndryshmet, ato kanë buruar nga kontrollet zyrtare që ne i kemi realizuar. Disa kanë buruar nga ankesat e vetë konsumatorëve që kanë raportuar rastet e dyshimta dhe pastaj në hulumtim është vërtetuar dyshimi i ngritur dhe po ashtu ka edhe raste të tjera që vetë operatorët ekonomik, raportojnë për produkte e tyre mbi çdo dyshim apo ndryshim të gjendjes që ka”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se janë me mijëra inspektime që bëhen çdo ditë në pikat kufitare dhe se masa e kontrollit është 100 për qind, madje sqaroi se bazën e kontrollit të produkteve Kosova e ka të përcaktuar sipas standardeve të BE-së.

    “Në kontrollet kufitare sigurisht janë mijëra të realizuara, sepse secila ngarkesë e cila me kod tarifor është e përcaktuar që t’i nënshtrohet kontrollit veterinar apo fito-sanitar, ajo paraprakisht kontrollohet nga inspektorët tonë, pastaj zhdoganohet, pa kaluar kontrollin e inspektorëve që në kufij i quajnë doktor. Ajo nuk zhdoganohet fare dhe atje janë mijëra ngarkesa të kontrolluara dhe në secilin rast kur ka pasur dyshime, ngarkesat janë kthyer. Kontrolli ushqimor është kontroll i cili është i bazuar në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe ne në bazë të këtij vlerësimi hartojmë edhe planet vjetore për kontrolle, të cilat përcaktojnë frekuencën e kontrolleve të gjithë operatoreve dhe bizneset. Gjithmonë po flasim për kontrollin e brendshëm. Në kufijtë masa e kontrollit është 100 për qind, do të thotë secila ngarkesë kontrollohet para se të zhdoganohet. Ne mund të themi që produktet në Kosovë janë të kontrolluara njëjte, sikurse në vendet e rajonit dhe ato të BE-së, sepse ne bazën e kontrollit e kemi të përcaktuar sipas standardeve të BE-së”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i AUV-it ka theksuar se si handikap për ta është numri i kufizuar i inspektoreve. Thaçi ka shtuar se Agjencia ka bërë hapjen e pesë zyrave regjionale, objekte këto të cilat do të jenë në funksion për të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë për shërbime.

    Ai ka thënë se këto zyra janë financuar nga BE-ja dhe se janë në planë për hapjen edhe të dy zyrave të tjera.

    “Ajo që ne kemi handikap është numri i kufizuar i inspektoreve që i kemi, ndërsa ne rrafshin tjetër ne lirisht mund të themi që kontrolli që ushtron agjencia AUV është kontrolli i njëjte siç realizohet edhe në vendet me të zhvilluara. Fal këtij kontrolli edhe ju po e shihni se nuk po kemi raste të helmimit, pastaj edhe produktet edhe siguria ushqimorë çdo ditë po shënon ngritje. Vetë operatorët e biznesit po investojnë në ngritje të kapaciteteve që të prodhojnë dhe të ruajnë e të tregtojnë produktet më të sigurta. E po ashtu edhe vetëdija e konsumatorit gjithmonë po shënon ngritje në kulturën e blerjes sepse tani të gjithë po i kushtojnë rëndësi dhe ne po punojmë bashkë që të jemi përmes transparencës, përmes bashkëpunimit që kemi po ngritët niveli i vetëdijes së qytetarëve”, ka thënë ai, raporton EO.

    “Në 5 regjione janë lëshuar zyrat regjionale në punë. Janë objekte të cilat ofrojnë kushte në radhë të parë shumë të mira për vetë stafin e Agjencisë që punon brenda këtyre zyrave. Në anën tjetër për të gjithë qytetaret dhe bizneset të cilët marrin shërbime pranë këtyre zyrave do ta kenë shumë më të lehët qasjen deri tekë marrja e shërbimit që ata kërkojnë. Janë financim i BE-së dhe përfundimisht tani janë finalizuar të gjitha këto. Jemi në përpjekje që ti ndërtojmë edhe dy zyre tjera regjionale dhe jemi në fazën e përgatitjes se projekti tenderues dhe do t’i ndërtojmë edhe këto dy zyre që pastaj të kompletohemi që në shtatë regjione AUV të jetë prezent”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark