×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AUV mbyll lokacionin që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Ferizaj

    Insajderi
    23 March 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nxjerrë vendim për ndalim të aktiviteti ilegal i ushtruar si treg i kafshëve ne fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt.

    Per shkak se nuk ka ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ hapësira qe është mbyllur si tregu ka qen hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë.

    “”Sot me date 23.03.24 nga ora 5:30 deri ne ora 10:00 inspektorati veterinar i AUV-së ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga Stacioni Policor ne Ferizaj. Kanë inspektuar- patrulluar tregun ilegal t kafshëve per të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve ne lokacionin ne afërsi të tregut të kafshëve. Tregtimi në hapësira dhe vende qe nuk i përmbushin rregullat përveç se është i ndaluar me ligj, ai po ashtu paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik. Tregtimi i kafshëve lejohet vetëm ne tregje të licencuara. Shfrytëzimi i hapësirave tjera qe nuk janë të autorizuara do të mbyllen dhe ndal palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë. Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet atëherë kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark