Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar për tërheqjen urgjente nga tregu të disa produkteve ushqimore për foshnje të markës APTAMIL, për shkak të pranisë së toksinës Cereulide, e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin.
Sipas AUV-së, njoftimi është pranuar përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) dhe përfshin produkte të qumështit formulë për foshnje të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.
Njoftimet zyrtare të RASFF-it janë:
Për shkak të nivelit të lartë të rrezikut, AU ka nisur masat e menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu i Kosovës.
AUV u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e produkteve të përfshira, ndërsa konsumatorëve u rekomandon që të mos i përdorin këto produkte dhe t’i kthejnë ato në pikat ku janë blerë.
