×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Avancimi i dyshimtë i burrit të prokurores nga ana e drejtorit të ATK-së

    Insajderi
    27 July 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I emëruar në një pozitë krejt tjetër, më të ulët, Nijazi Asllani vazhdon të jetë Zëvendësdrejtor për Operacione në Administratën Tatimore, një pozitë ku nënshkrimi i tij luan rol të rëndësishëm. Insajderi sjell detaje se si u bë avancimi i tij i dyshimtë në këtë pozitë, në çfarë vendi punës është ai me vendim zyrtar dhe lidhjet e tij me Prokurorinë.

    Në fillim të korrikut të vitit 2021, Ilir Murtezaj me dorë të tij e kishte nënshkruar vendimin me të cilin zyrtarin Nijazi Asllani e caktonte Zëvendës Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

    Ai e kishte marrë këtë vendim ku thuhej se Asllani po kalonte në këtë pozitë nga posti tjetër më i lartë, ai Zëvendësues i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Operacione.

    Nga dokumenti që e ka siguruar Insajderi, del që kjo lëvizje, vetëm me letra, ishte bërë pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) kishte sjell një vendim. Edhe pse në dokument, Murtezaj nuk e tregon se kujt duhet që të ia lëshonte këtë pozitë Asllani.

    Siç kishte raportuar Insajderi, në muajin prill të këtij viti, KPMShCK mori vendim për ndalimin e 50% të pagës mujore ndaj Ilir Murtezaj pasi që ai nuk kishte zbatuar në plotni dy vendime të Këshillit, të cilat ishin marrë me 16 dhe 23 qershor.

    “Duke marre parasysh nevojat e institucionit për funksionimin normal pas situatës së krijuar me vendimet e fundit te KPMSHICK te cilat janë të ekzekutueshme, në funksion të përmbushjes së objektivave në fushën e Auditimit të Brendshëm , duke marre parasysh dispozita ligjore sipas nenit 52 paragrafit 1 , nën – paragrafit 1.1 . te Ligit Nr . 06 / 1-114 për Zyrtarë Publik….është vendosur si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhet në këtë dokument, pa treguar se kush do të vihej pastaj Zëvendësdrejtor i Operacioneve, njëra nga katër pozitat më të rëndësishme në ATK.

    Ajo që del të jetë në realitet është që Nijazi Asllani vazhdon të jetë njëri nga katër drejtuesit kryesor të ATK-së, pra Zëvendësdrejtor i Operacioneve, ani pse vendimi i një viti më parë e thotë se ai duhej të bashkë-drejtonte Njësinë e Auditimit të Brendshëm.

    Në ATK, edhe pse Insajderi i ka pyetur për disa ditë nuk kanë dashur të tregojnë se me çfarë vendimi ose me çfarë baze ligjore është lejuar Asllani që të jetë në këtë pozitë të lartë, kur dokumenti i nënshkruar nga vetë drejtori Ilir Murtezaj thotë se ai duhet të jetë krejt diku tjetër.

    As vet Asllani nuk ka komentuar, edhe pse është kontaktuar nga Insajderi.

    Një hulumtim Insajderit gjen që edhe pse vendimi i Drejtorit Murtezaj ishte që Nijazi Asllani ta lironte pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Operacione, ai po atë vit e ka ushtruar atë detyrë.

    Në deklarimin e pasurisë ai shkruan që është në këtë pozitë që nga 21 maji 2021, e edhe në vitin aktual, ani pse në shtator 2021, veçse me nënshkrim të Ilir Murtezajt ishte caktuar në pozitë më të ulët.

    Madje edhe ishte promovuar si i tillë. Në nëntor të vitit 2021 ATK-ja kishte nisur një aksion të gjerë kundër kompanive që kishin punëtor të padeklaruar, Nijazi Asllani ishte promovuar në media si njeriu që e udhëhoqi këtë operacion.

    Pozita e zëvendësdrejtori të operacioneve, sipas organogramit të ATK-së, është pozita që vije menjëherë pas asaj të Drejtorit të Përgjithshëm në këtë institucion.

    Ai edhe udhëheq operacione e nënshkruan dokumente që kanë efekt edhe në të hyrat që mbledh ATK-ja. Në këtë institucion nuk kanë pranuar që të tregojnë se cilat janë vendimet që Asllani i ka marrë prej majit 2021 e deri tash, duke ushtruar këtë funksion dhe se as sa është vlera financiare e atyre vendimeve.

    Derisa i njëjti zyrtarisht me vendim është bashkë-drejtues në Njësinë e Auditimit të Brendshëm, por po e kryen punën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Insajderi e ka pyetur edhe Zyrën Ligjore të ATK-së nëse kjo bie ndesh me kapitullin e kodit penal për veprat penale të korrupsionit. As ata nuk janë përgjigjur.

    Në këtë kapitull thuhet se keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar kryhet edhe nga personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij.

    Nijazi Asllani është bashkëshorti i prokurores, Shemsije Asllani. Në deklarimin e pasurisë në vitin 2022, ajo deklaron se është Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Nijazi Asllani ka deklaruar se ka një banesë që kushton mbi 75 mijë euro, por po ashtu një shtëpi me mbi 300 metra katror e me 7 ari tokë, që e vlerëson mbi 220 mijë euro. Merr një pagë prej 14 mijë eurosh në vit, dhe mbi 3800 euro qira nga banesa.

    Në anën tjetër, gruaja e tij, Prokurorja Shemsije Asllani merr mbi 24 mijë euro pagë vjetore, e mbi 3900 euro pagesë nga qiraja e banesës. Prokurorja Asllani ka deklaruar se ka një veturë të vitit 2018 që kushton 37 mijë euro.

    Prokurorja Asllani deklaron se i ka trashëguar dy banesa që bashkë bëjnë vlerën afro 130 mijë euro. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark