×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avdullah Hoti: I papranueshëm sulmi ndaj gazetarit Duriqi

    Insajderi
    25 February 2021 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit, Visar Duriqi.

    Hoti është shprehur se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

    Ai ka ftuar organet e rendit sa më shpejt të merren me zbardhjen e rastit.

    “Ftoj organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uroj shërim dhe kthim sa më të shpejt në kryerjen e detyrës së tij”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

    Tutje, ai ka thënë se dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj.

    Gazetari hulumtues dhe autori i InDoks, Visar Duriqi është sulmuar fizikisht mbrëmë pas mesnatës derisa po kthehej në banesën e tij pas një debati televiziv ku ka folur për dallaveret me subvencione.

    Duriqi është sulmuar nga tre persona të cilën ne momentin e sulmit kanë qenë të maskuar.

    Nga sulmi brutal Duriqi ka të thyer hundën dhe nofullën e epërme./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark