×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avdullah Hoti i reagon Kurtit: Vendimet e mia s’ka kush që i konteston

    Insajderi
    05 February 2021 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka komentuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili tha se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e Qeverisë aktuale.

    Hoti tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme, dhe se shfuqizimi i tyre është vetëm fiksim i Kurtit.

    “E para është veç fiksim i tij, pasi nuk ka m’i ardh shansa me marr pushtetin prapë. Vendimet që i kam marr unë s’ka kush që i konteston. Imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark