Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka bërë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet, në 24 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, transmeton Insajderi.
Hoti u shpreh se sot nderojmë kontributin e Zahir Pajazitit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë të cilën ne e gëzojmë sot.
“Sot nderojnë kontributin e Zahir Pajazitit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë të cilën ne e gëzojmë sot. Është bërë ritual që ne çdo vit të bëjmë nderimet për ta dhe përmes tyre të shprehim respektin për të gjithë bashkëluftëtarët e tyre në mbarë Kosovën”.