Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK, Avdullah Hoti, ka qëndruar për vizitë në Skenderaj.
Gjatë qëndrimit në Skenderaj, Hoti ka thënë se Skënderaj i ka dhënë shumë Kosovës, si dhe ka cituar Bernard Kushnerin, i cili pat thënë “Po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”.
Ndër të tjera, Hoti ka premtuar investime prej 3.8 milion eurove për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’.