×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avdyli kujdeset për deklaratën më komike të ditës, ka të bëjë me sanksionet

    Insajderi
    08 February 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka befasuar me deklaratën e dhënë sot në Kuvendin e Kosovës për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës.

    Avdyli deklaroi se masat ndëshkues të BE’së nuk kanë dhënë kurrfarë efekti, derisa i quajti fiktive.

    Sa i përket sanksioneve, ne në Kosovë absolutisht nuk… këto sanksione nuk janë duke dhënë kurrfarë efekti. Më shumë janë sanksione fiktive sepse Kosova është duke bërë marrëveshje, Kosova është duke vizitu shtete dhe akterë të lartë politikë që janë duke ardhë në Kosovë dhe absolutisht këto sanksione nuk janë çështje që janë duke ndikuar drejtpërdrejt në Kosovë”, tha Avdyli.

    Tutje, deputeti tha se dëmi që është shkaktuar nga sanksionet e BE’së është i vogël krahasuar me sukseset e Kosovës.

    Sidoqoftë, rezultatet e Kosovës janë shumë më të mëdha sesa dëmi i sanksioneve të cilat ju i përmendni”, tha ndër tjerash ai.

    Por, këtë mendim nuk e kishte lideri kosovar, Albin Kurti, i cili thoshte se komuniteti i biznesit dhe shërbimet shtetërore po vuajnë nga sanksionet e vendosura.

    Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Evropian”, pati deklaruar Kurti.

    Kujtojmë se, Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor 2023, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

    Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Serbët kundërshtuan këtë duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

    Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark