Insajderi
Botë

Avionët luftarakë gjermanë mbi Baltik ‘kapin’ një avion rus

Insajderi
03 May 2022 - 16:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avionët luftarakë gjermanë mbi Baltik ‘kapin’ një avion rus
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avionët luftarakë gjermanë përgjuan një avion rus mbi Detin Baltik dhe e shoqëruan atë larg territorit gjerman, raportojnë mediat gjermane. 

“Një avion ushtarak zbulues rus u vu re pranë ishullit Ruegen, pas së cilës dy avionë Eurofighter u ngritën nga baza Laage pranë Rostock dhe e shoqëruan avionin rus larg territorit gjerman”, konfirmoi agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Më tej u konfirmua se avioni “po i afrohej hapësirës ajrore gjermane”, por se ai ndryshoi drejtim pasi avioni gjerman u ngrit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën.

Ndërkohë, qeveria daneze thirri edhe ambasadorin rus në vend për një intervistë informative për shkak të hyrjes së fundit të një avioni ushtarak rus në hapësirën ajrore daneze mbi ishullin Baltik të Bornholm. Me atë rast, avioni rus ka shkelur edhe hapësirën ajrore suedeze.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark